Kurti flet për prapaskenat e negociatave me Hamzën e Abdixhikun për çështjen e presidentit

Kurti flet për prapaskenat e negociatave me Hamzën e Abdixhikun për çështjen e presidentit

16:44, 06/03/2026

Kryeministtri Albin Kurti ka ndarë detaje nga diskutimet që janë bërë me krerët e partive opozitare, Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, për zgjedhjen e presidentit.

Kurti ka vlerësuar diskutimet në mes tyre si mjaft konstruktive, por tha se asnjëri s’ka propozuar asnjë emër të veçantë për president.

“Unë kam pritur ata t’mi japin emrat. Nuk m’i dhanë”, deklaroi Kurti.

Kurti gjithashtu ka treguar se në tri ditët e fundit s’kanë mundur të takohen, meqë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku s’kishin pranuar të takohen.

Sipas tij, ka pasur një ndryshim të raportit në mes të tij dhe partive opozitare, duke treguar se përveç kësaj kanë biseduar direkt me telefon në mes vete për çështjen e presidentit.

“S’kemi pasur asistent e ndërmjetësues. Kjo është e mirë e parlamentarizmit”, ka thënë Kurti.

Kreu i LVV-së ka thënë se pavarësisht konstruktivitetit në takime, nuk ka pasur një zgjidhje.

“Ndodhemi në situatën në të cilën pa cka se unë i takova kryetarët e dy partive opozitare, më shumë e më shpesh komunikova me dendur e intensivisht se në 12 vjetët e fundit, kontruktiviteti dhe korrektësia nuk prodhuan marrëveshje”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco