Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk mund të ndryshohen dhe se partia e tij do t’i respektojë.
Haradinaj tha se për ta është e pranueshme cilado datë për mbajtjen e zgjedhjeve. A përmendi datat, 5, 12 e 19 prill si opsione të mundshme.
“Sot jemi pytë për datën e zgjedhjeve dhe për veprimet më tutje. Nuk ka diçka të re jemi në autoiplot. Të gjitha veprimet tani e tutje janë të normave kushtetuese. Është e pakuptimtë mospjesëmarrja e VV-së…, është një lloj fyerje për vendin dhe institucionet.
Sa i përket datave janë opsion datat 5, 12 e 19 prill. Ne nuk kemi një datë të preferuar dhe e respektojmë cilëndo nga këto”, tha Haradinaj.
© SYRI.net