Nagavci: Nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në takimin konsultativ të Osmanit

Nagavci: Nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në takimin konsultativ të Osmanit

13:09, 06/03/2026

Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se partia që ajo përfaqëson nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve me liderët e partive politike.

“Nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në një takim të tillë për faktin se ky veprim bie ndesh me Kushtetutën”, u shpreh Nagavci.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.

“Nuk ka asnjë arsye se pse duhej të ndodhte një akt i tillë sot në mëngjes. Me kërkesën e Qeverisë sot në 14:00 ka qenë e ftuar një seancë për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë rreth 100 milionë euro projekte me interes të qytetarëve”, ka thënë ajo në konferencë për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco