Shpërndarja e Kuvendit, Osmani paralajmëron takime me liderë të partive për datën e zgjedhjeve

Shpërndarja e Kuvendit, Osmani paralajmëron takime me liderë të partive për datën e zgjedhjeve

10:29, 06/03/2026

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka paralajmëruar takim me liderët e partive politike në Kosovë, pasi bëri të ditur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Ajo gjatë konferencës për media tha se sot do t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve.

“Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive  për datën e zgjedhjeve sepse është obligim që të konsultohemi paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve”, tha Osmani në konferencën për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco