Njofton Haxhiu: Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Presidentin

Njofton Haxhiu: Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Presidentin

23:29, 05/03/2026

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.

Njoftimi i plotë:

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, shkroi Haxhiu
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco