Dështon seanca për ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga populli

Dështon seanca për ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga populli

21:38, 05/03/2026

Për mungesë kuorumi, ka dështuar seanca e jashtëzakonshme plenare me pikën e vetme të rendit të ditës,  miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit me votë drejtpërdrejt nga populli.

Përderisa çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet, në seancë nuk ishin të pranishëm asnjë nga deputetët e Listës Serbe.

Në sallë ishin 93 deputetë.

“ Nuk janë plotësuar kushtet opr vazhdimin në votim të amendamenteve. do ta ndërpresim seancën këtu”, ka thënë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Ajo njoftoi se seanca tjetër do të mbahet në ora 22:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco