Kur kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e afatit ligjor për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, deputetja e Lëvizjes Guxo, Jeta Statovci, ka shprehur publikisht qëndrimin e saj për këtë proces.
Ajo ka thënë se preferenca dhe bindja e saj ka qenë gjithmonë që presidente të jetë Vjosa Osmani, duke theksuar se shpreson që për këtë çështje të arrihet një marrëveshje e gjerë politike.
“Preferencë dhe bindje imja gjithmonë ka qenë Vjosa Osmani. Uroj të gjendet konsensusi i gjerë politik për këtë”, ka deklaruar Statovci.
Ndërkohë, afati ligjor për zgjedhjen e presidentit të ri përfundon në orën 00:00, ndërsa deri tani partitë politike ende nuk kanë arritur një pajtueshmëri që do të siguronte votat e nevojshme për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
© SYRI.net