Nesër Qeveria mban mbledhje solemne për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Nesër Qeveria mban mbledhje solemne për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

22:55, 04/03/2026

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhje solemne me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mbledhja do të fillojë në ora 09:00.

Po ashtu, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco