Learta Hollaj nga presidenca ka reaguar sërish ndaj Arbërie Nagavcit, duke theksuar se i thonë dikujt “eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp?”.
Ajo ka shtuar Vjosa Osmanin e kanë kërkuar vetëm për formalitet, transmeton Syri.net Kosova.
“Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla”, tha ajo.
© SYRI.net