VIDEO/ Debati për presidentin e ri të Kosovës, Nimoni: Rrezik zgjedhjesh të jashtëzakonshme

20:19, 04/03/2026

Analisti politik nga Kosova, Fisnik Nimoni, i ftuar në emisionin Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe negociatat politike. Ai theksoi se pretendimet e kryeministrit Albin Kurti u hodhën poshtë nga deklarata e Murat Jashari, i cili në emër të familjes Jashari deklaroi se ‘familja Jashari i përket të gjithëve, është e gjithë shqiptarëve’, duke kërkuar që ajo të mos përdoret për kalkulime politike.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Nimoni u shpreh se, kryeministri zhvilloi tre takime me liderët opozitarë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, por pa ofruar zgjidhje konkrete.

Analisti vlerësoi rolin e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo ka mbajtur takime të rëndësishme dhe ka luajtur një rol relativisht neutral vitin e fundit. Megjithatë, ai kujtoi një deklaratë të saj të vitit 2024: ‘Mos luj bixhoz me ndërkombëtarët’, duke sugjeruar se marrëdhëniet me aleatët kanë qenë një pikë tensioni.

Në lidhje me kandidaturën e mundshme të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për president, Nimoni tha se kryeministri po përpiqet të sigurojë kuorumin për votim, duke theksuar se opozita ka ofruar mbështetje nëse nominohet një kandidat i pranueshëm.

‘Këto pretendime të Albin Kurtit i hodhi poshtë deklarata e Murat Jashari, i cili e potencoi edhe në emër të familjes, se familja Jashari i përket të gjithëve, është e gjithë shqiptarëve, po ashtu gjithë shqiptarët janë të familjes Jashari, edhe u lut që mos me e përfshi në kalkulime politike asnjëherë.

Tash çka ndodhi? Kurti mbajti tre takime rresht edhe me Bedri Hamzën, edhe me Lumir Abdixhikun. Me të dytë tentonte të paktën formalisht me e bërë një zgjidhje, po nuk ofronte as emër, e as nuk pranonte emër prej tyre. Me një fjalë, Kurti nuk e di cili është misteri pse do të vazhdojë bllokadën. Nuk e di cili është interesi që duhet me pas prap bllokadë dhe cili është interesi që duhet me shku prap në zgjedhje.

Ne e dimë që nesër skadon afati. Nëse nesër nuk arrijmë me zgjedhë presidentin, shkojmë në zgjedhje.

Prej nesër nuk ka kohë më për presidentin, automatikisht shpërbëhet parlamenti. Të trija raundet, duhet me u konsumu nesër. Nesër mbaron, deri në ora 24:00 nesër mbaron afati dhe nëse nuk, me të tri tentativat nuk arrihet kuorumi, vendi shkon në zgjedhje. Praktikisht dje ka mbetur të paktën te analistat, te qytetarët, ka mbetur një farë shprese që takimi i Albinit me Vjosën ka me prodhuar një efekt pozitiv dhe nuk ka me krijuar krizë. Po, po sipas fakteve edhe personave në fakt që kanë qenë prezent, e thanë që ka qenë një gjuhë e ashpër mes tyre dhe një çarje. Vjosa e mori përgjigjen qysh dje që nuk do të nominohet nga VV-ja.

Unë nuk mund me e lënë krejt edhe në atë pjesë. Mendoj që e ka efektin e vet edhe kjo që Vjosa është në pikën më të lartë si personalitet edhe si presidente e vendit. Ka mbajtur takimet më të rëndësishme që ndoshta ndonjë president edhe në të kaluarën i ka mbajtur. Çka Vjosa mendoj që gabimi nuk ia fal Albini është e kalumja diku në vitin 2023, ku Vjosa i tha Albinit, te koha e sanksioneve, 2024, mos luj bixhoz me ndërkombëtarët.

Prej, prej vitit 2024, Vjosa ka filluar me e pa që potencialisht nuk mundet me vazhdu si presidente, në qoftë se nuk luan një rol neutral të presidentes. Vitin e fundit Vjosa ka luajtur një rol neutral goxha të mirë. Përveç asaj caktimit të datës së zgjedhjeve kur e kërkoi Kurti. Këtu pak i ka irrituar partitë opozitare se ndoshta, ndoshta me një konsulencë me ta, kish mbërritur me pas një përkrahje dhe me nominu opozita Vjosën. Po, Vjosa në vazhdimësi, në vazhdimësi, vitin e fundit ka pasur dyer të hapura më shumë sesa Albini ndërkombëtarisht.

Ne e dimë se Albini për gjashtë vite sa ka qenë kryeministër, asnjëherë, asnjë vizitë zyrtare as në Pentagon e as në Uashington, asnjë instancë të lartë të Shteteve të Bashkuara nuk e ka pasur. Albini këto i din. Po, Albini është lexues politik goxha i mençur. Albini e ka pa një opozitë shumë të dobët. Mos me thënë tepër të dobët. Edhe e ka pa momentin e fundit ku ai me këtë kartonin duke e përjashtuar Vjosën, e kap edhe presidentin. Jo e mirë për demokracinë, po unë mendoj që Kurti ka me bërë çmos deri nesër, deri në afatin e fundit, që me e siguruar votën për Glaukun. Me siguruar kuorumin të paktën, se votat i ka.

Edhe Partia Demokratike unanimisht ka thënë 22 votat e Partisë Demokratike i ka nëse nominohet Murat Jashari. Domethënë edhe kur u sigurua që Murat Jashari mundet me i pas votat, Kurti e pasivizoi aktivitetin me tentuar me bërë president Muratit. Me një fjalë me të vërtetë mbetet e panjohur enigma pse, pse Kurti i do zgjedhjet edhe një herë’, tha ndër të tjera në SYRI TV analisti nga Kosova, Fisnik Nimoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco