Pasi u demantua nga Presidenca, Nagavci: Sot garantoj që VV ia jep 30 nënshkrime Vjosa Osmanit

Pasi u demantua nga Presidenca, Nagavci: Sot garantoj që VV ia jep 30 nënshkrime Vjosa Osmanit

20:38, 04/03/2026

Pas demantimit nga Presidenca se Lëvizja Vetëvendosje i kishte ofruar presidentes Vjosa Osmani nënshkrimet për një mandat të ri, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, deklaroi se kjo parti që sot  i garanton këto nënshkrime.

“Zonjës Learta, që e njoh personalisht, sot i garantoj nënshkrimet e deputetëve. Nëse themi që nuk është e vërtetë, unë jam e gatshme që të garantoj në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ofrimin e nënshkrimeve për të vazhduar garën,” tha Nagavci.

Ndërkaq, Learta Hollaj nga Presidenca theksoi se presidentes Vjosa Osmani nuk i janë ofruar nënshkrimet as përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, ka shkruar Hollaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco