Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Qasje destruktive nga opozita – njëjtë si vitin e kaluar

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Qasje destruktive nga opozita – njëjtë si vitin e kaluar

19:07, 04/03/2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar opozitën, e cila sipas saj nuk ka propozuar asnjë emër për president.

Në një konferencë për media, ajo e cilësoi të pajustifikueshme mungesën e veprimit nga ana e deputetëve të Parlamentit.

“Mungesa e vullnetit në këtë drejtim, shpërfillja e përgjegjësisë që kanë deputetët e Kuvendit, për mua është e pajustifikueshme dhe e paarsyeshme”, deklaroi kryeparlamentarja.

Ajo shtoi se qasjet destruktive janë parë edhe vitin e kaluar, por sipas saj, qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre përmes votës.

“Situata me qasje destruktive i kemi parë vitin e kaluar, por atyre besoj u ka dhënë mesazh vullneti qytetar, gjegjësisht qytetarët në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, tha Haxhiu para mediave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco