Çështja e presidentit, Tahiri: Është një puç që po i instalohet Kosovës nga papërgjegjësia e VV-së

Çështja e presidentit, Tahiri: Është një puç që po i instalohet Kosovës nga papërgjegjësia e VV-së

15:53, 04/03/2026

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha para gazetarëve se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit i takon partisë në pushtet dhe se edhe kur është vetëm një ditë deri te skadimi i afatit, ende asnjë grup parlamentar s’ka marrë informacion se a do të mbahet seanca për këtë çështje.

Ai tha se s’ka pasur asnjë tryezë serioze politike për këtë çështje, por vetëm se janë zhvilluar disa takime një me një që sipas tij kanë qenë jotransparente.

“Ende asnjë grup parlamentar s’ka marrë asnjë informacion se a do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit derisa ka mbetur dhe një ditë. Qytetarët duhet ta dijnë që përgjegjësia i takon partisë parlamentare që i ka fituar 51%. Për këtë 51%, për këto 66 vota e ka marrë qeverinë me 19 ministri, dhe ata janë tash në punë, nuk i ka 80 vota me bo presidentin dhe në mungesë të 80 votave nuk ka ndodh një proces politik për të zgjedhur një kandidat konsensusal. Pse ska ndodhur? Ne e kemi ditur kur është afati i fundit kohor. Nuk ka ndodhur asnjë tryezë politke serioze për të diskutuar profilin e një kandidati potencial për president konsensual, për vendosjen e emrave të subjketeve politike dhe pastaj për dakordimin e dy-tre emrave. Kanë ndodhur disa takime që siç kanë qenë një me një, në mënyrë jotransparente”, tha ai.

Tahiri tha se edhe deklaratat para mediave që janë dhënë pas takimeve që kanë pasur kanë qenë të ndryshme mes Kurtit dhe liderëve të partive politike, PDK dhe LDK. Sipas tij VV-ja po do ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Krejt ky proces ai tha se duhet t’i faturohet VV-së, ku edhe sot tha se s’kanë vendosur për një emër.

“Diskutimi para mediave ka qenë i ndryshëm, i Kurti i lderëve të partive dhe sot jemi në një krizë serioze të shtetit, në një krizë me vetëdije apo pavetëdije shumica parlamentare don ta dërgojë vendin në zgjedhje. Ky eksperimentim nuk është duke ardhur vetëm si rezultat i një qëndrimi politik, por i një eksperimentimi të skajshëm të afateve kohore të cilat ne si AAK i kemi adresuar me 21 janar në një letër që i kemi dërguar kryetarit të PDK dhe LDK”, tha Tahiri para gzaetarëve

“Mungesa e procesit politik për t’i dhënë Kosovës një president i faturohet vetëm një identiteti, vetëm VV-së, që edhe derisa po flasim nuk e ka vendosur një emër, një numër të kandidativeë po rrin e mban një amulli, një shtet, një Kosovë. Është një puç i cili po i instalohet Kosovës përmes një papërgjegjësie të një shumice parlamentare, e cila synimin e ka ta zapton institucioninn e Presidentit të Kosovës”, tha ai.

“Presim a do të ketë kandidat, presim kush do të jetë apo çka do të ndodhë, s’mund të marrim vendim hipotetik”, tha Tahiri kur u pyet nëse do të jenë të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit, ani pse një e tillë s’është paralajmëruar ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco