Kryeakademikja Justina Pula ka mohuar se është kontaktuar nga Partia Demokratike e Kosovës pas raportimeve se ajo është kandidatja e kësaj partie për Presidente.
“Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka biseduar me mua për postin e presidentit, e nëse nuk ka biseduar, atëherë nuk ka propozim nga ana e PDK-së”, tha ajo për rtv21.tv. Derisa kur u pyet nëse do ta pranonte këtë post, ajo nuk pranoi të përgjigjej.
Këto raportime i quajti spekulime edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se PDK s’ka kandidat për President pa një marrëveshje paraprake.
“Nuk kemi kandidat, sepse s’kemi mbërri. Të gjitha janë spekulime. PDK nuk ka kandidat për President pa marrëveshje paraprake”, ka deklaruar Hamza para gazetarëve.
© SYRI.net