Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e emrit të kandidatit për president pritet të sqarohet shumë shpejt, duke lënë të kuptohet se vendimi është afër.
Duke folur para mediave, ai u shpreh se edhe vetë është në pritje të zhvillimeve përfundimtare.
“Jemi duke shkuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Besoni që ngapak edhe unë jam kureshtar si ju. Është çështje orësh derisa t’i marrim vesh të gjitha bashkë”, tha Kurti.
Deklarata e tij vjen në kohën kur partitë politike po zhvillojnë diskutime intensive për gjetjen e një emri që do të mund të siguronte mbështetjen e nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.
© SYRI.net