Rubio konfirmon sulmin e Iranit ndaj konsullatës amerikane në Dubai- SHBA ofron fluturime ‘charter’ për qytetarët

Rubio konfirmon sulmin e Iranit ndaj konsullatës amerikane në Dubai- SHBA ofron fluturime ‘charter’ për qytetarët

22:01, 03/03/2026

Sekretari amerikan i Shtetit konfirmoi se një dron goditi një parkim pranë ndërtesës së konsullatës amerikane në Dubai.

"Përditësimi i fundit që kisha vetëm sekonda përpara se të dilja para këtyre kamerave ishte se një dron, fatkeqësisht, goditi një parkim pranë ndërtesës së Konsullatës dhe më pas shkaktoi një zjarr në atë vend,” tha ai.

“Të gjithë personeli janë të sigurt. Siç e dini, ne filluam të tërhiqnim personelin nga institucionet tona diplomatike më herët,” shtoi Rubio.

Ai theksoi: “Ambasadat dhe institucionet tona diplomatike janë nën sulm të drejtpërdrejtë nga një regjim terrorist.”

Konsullata ndodhet në një pjesë të qytetit me popullsi të madhe – afër ambasadës britanike dhe konsullatës së Arabisë Saudite.

Ndërkohë në një deklaratë, SHBA bëri të ditur se brenda disa ditëve të fundit, mbi 9,000 qytetarë amerikanë janë kthyer me siguri nga Lindja e Mesme, përfshirë më shumë se 300 nga Izraeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco