Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, për çështjen e presidentit tha se Vetëvendosje mund të ketë nënshkrime për dy kandidatë.
“Kurti po bënë gjithçka që është në kompetencat e tij që të shmangen zgjedhjet. LVV mund të ketë nënshkrime për dy kandidatë”, tha ajo.
E pyetur për takimin me Abdixhikun, ajo tha se Kurti është në përpjekje intensive të takimeve për çështjen e presidentit-es.
“Aktualisht jemi në një përpjekje shumë intensive të kryeministrit Kurti që të vazhdoj edhe të përmbyllin sukseshëm zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, deklaroi ajo.
Për deklarimin e Abdixhikut se është vështirë arritja e një kompromisi me qëndrimet e të parit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, Nagavci tha se nuk e ka dëgjuar këtë deklarim.
Ajo shtoi se Vetëvendosje do të shmang edhe një palë zgjedhje të reja.
“Nuk do të jetë problem mbledhja e nënshkrimeve, por unë shpresoj se do të arrijmë një konsesus dhe të gjithë deputetët do të kryejnë obligimet e tyre, do të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja”.
© SYRI.net