Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka folur lidhur me negociatat për çështjen e presidentit, për zgjedhjen e të cilit kanë mbetur dy ditë kohë.
Hamza ka thënë se po të propozohej ndonjë kandidat nga familja Jashari, të 22 votat e PDK’së do të ishin për atë kandidat.
Ai zbuloi se kjo çështje është diskutuar edhe në takimin me kryeministrin Albin Kurti. Hamza tha se flet me respekt deri në përulje për këtë familje dhe se e respekton vendimin e tyre për të mos u përfshirë në këtë çështje.
“Ata janë rast i vecantë, janë dicka tjetër, është vlerë tjetër në krahasim me gjiithcka. Po qe se kish me ardh një kandidat i familjes Jashari, 22 votat e PDK’së kishin me qenë për atë kandidat. I sigurt jam për këtë. Megjithatë ne kemi dëgju deklaratat, vendimet e anëtarëve të respektuar të kësaj familje. Për mua, çdo vendim që e merr kjo familje është i respektum”, ka deklaruar Hamza në T7.
Hamza tha se kanë folur me Kurtin për këtë mundësi, derisa shtoi se qëndrimi i PDK’së ka qenë gjithmonë i njëjtë për këtë çështje.
“Unë jam i bindur që të njëjtin qëndrim e ka pas edhe AAK, edhe LDK’ja”, tha Hamza, duke shtuar se para se të takohej me Kurtin, ka takuar krerët e këtyre dy partive.
© SYRI.net