Kurti: Kushtet janë ideale t’i kemi tre kandidatë për president, aktualisht s’e kemi asnjë – evitimi i zgjedhjeve prioritet

Kurti: Kushtet janë ideale t’i kemi tre kandidatë për president, aktualisht s’e kemi asnjë – evitimi i zgjedhjeve prioritet

18:45, 02/03/2026

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit që zhvilloi me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, lidhur me çështjen e presidentit.

Kurti ka thënë se është prioritet absolut evitimi i zgjedhjeve, duke thënë se për këtë i obligon edhe Kushtetuta.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK’së për propozim partiak e ndërlikon çështjen, derisa shtoi se kushtet janë idele që të jenë tre kandidatë, por se aktualisht nuk ka asnjë kandidat.

“Kushtetuta na obligon t’i evitojmë zgjedhjet, që të mos shkojmë në zgjedhje. Kushtetuta thotë që ne duhet të angazhohemi maksimalisht që të mos shkojmë në zgjedhje. Në anën tjetër obligon edhe deputetët të votojnë…Kushtet janë ideale t’i kemi tre kandidatë, e aktualisht s’e kemi asnjë dhe për shkak se  mundësitë janë aty, unë do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë që edhe nesër e pasnesër të arrijmë te rezultati”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë të re aktualisht rreth kësaj çështje.

“Tash për tash nuk mund të them se ka dicka të re, meqenëse në njërën anë figurë konsensuale s’kemi, marrëveshje politike poashtu s’kemi sidomos prej se nga PDK u tha që propozimi duhet të jetë partiak, e jo e bën më të ndërlikuar çështjen”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.

Ai tha se nesër dhe pasnesër do të shihet nëse mund të bëhet ndonjë hap përpara në këtë drejtim.

“Na ngelet nesër e pasnesër të shohim se çfarë mund të bëjmë për të bërë hapin para. Na duhen të kemi 80 vetë që qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht…s’mund të shkojmë në votim me 80 vetë pasi në fund nëse mbesin shkon vendi automatikisht në zgjedhje. E kemi prioritet absolut në situatën aktuale politike evitimin e zgjedhjeve…Kurrë atmosfera s’ka qenë më konstruktive me opozitën, mirëpo nuk nënkupton automatikisht se kjo përkthehet në hapa konkret”, tha Kurti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco