Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës vendosin të shkojnë në garë, vendi sipas tij do të shkojë në zgjedhje për shkak të mungesës së 81 votave.
Ai tha se vetëm konsensusi e bën presidentin dhe se LDK ka qenë e angazhuar për të gjetur një emër konsensual.
Abdixhiku shtoi se përderisa nuk ka emër dhe proces konsultativ, LDK do të presë vendimin e Albin Kurtit.
“Nëse VV dhe PDK vendos të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, se nuk e di si do t’i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK ka qenë e angazhuar të gjejë emër konsensual. Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje. Do të presim tutje të shohim vendimin e Kurtit”, tha Abdixhiku.
© SYRI.net