Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

20:42, 01/03/2026

Java e ardhshme parashihet të vazhdoj me mot të mire, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -4 deri -1°C dhe ato maksimale 12- 17°C. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s.

Të martën moti do të mbanë me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C dhe ato maksimale: 13-17°C.

Të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale: 0 deri 2°C dhe ato maksimale: 14 – 17°C.

Të enjten, moti do të jetë i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 4°C dhe ato maksimale: 12 deri 15°C.

Të premten moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0 deri 2°C dhe ato maksimale: 15 deri 17°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco