Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me raportimet nga disa burime ndërkombëtare për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Në postimin e tij, Berisha e konsideron zhvillimin si një ngjarje me rëndësi të madhe për popullin iranian dhe për botën e lirë.
Reagimi i plotë:
Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ayatollah Khamenei nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni Amerikano-Izraelit. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për mbarë njerëzit e lirë në mbarë botën.
Urojmë që pas vrasjes së tij dhe eleminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik të Ayatollahëve, populli iranian të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga ky regjim.
© SYRI.net