'Sot dy regjime nën sulm - në Tiranë dhe në Iran'/ Koka: Protesta e sotme test paralajmërues i fuqisë së opozitës dhe qytetarëve

22:55, 28/02/2026

I ftuar në studion e SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, gazetari Bledian Koka u shpreh se protesta masive e opozitës shënoi një moment të fortë politik, duke vënë për disa orë Tiranën praktikisht nën kontrollin e opozitës.

Sipas Kokës, protesta ishte një test paralajmërues i fuqisë qytetare dhe mbarti mesazhe të qarta kundër regjimit, veçanërisht përmes sulmit simbolik ndaj shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha, të cilin ai e cilësoi si shprehje të indinjatës së akumuluar.

Ai theksoi se reagimet e mazhorancës janë hipokrite, duke kujtuar që e njëjta palë kishte duartrokitur shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa sot “qan” për trashëgiminë e diktaturës. Koka e krahasoi situatën në Tiranën me zhvillimet në Iran, duke e cilësuar protestën si shenjë se edhe këtu regjimi po vihet seriozisht në provë.

Koka:

Kjo protestë shënoi të paktën për më shumë se pesë orësh, praktikisht Tirana ishte në një farë mënyre, po e quajmë kështu, në dorën e opozitës. Mendoj që ky ishte një test i rëndësishëm, po doni dhe paralajmërues i asaj që opozita është në gjendje të bëjë, sa herë që dikush thotë që opozita nuk e ka fuqinë për ta bërë, sa herë dikush vë në dyshim fuqinë e qytetarëve për të replikuar me regjimin e tyre, pavarësisht si me thënë,provokimit që vjen shpesh nga policia dhe që protestat shkojnë edhe më tej.

Pra, mendoj që sot kishte një seri mesazhesh dhe pa diskutim besoj që mesazhi më i veçantë, dhe këtë e kam ndjesi personale time, ishte fakti që për herë të parë në 35 vite, ëhë, si me thënë protestuesit, qytetarët zgjodhën të  sulmojnë. Të sulmojnë, pse jo?

Të shprehin indinjatën e tyre, për atë që mendojnë është simboli i asaj që është e keqe që ne përjetojmë sot e gjithë ditën e regjimit komunist, që është shtëpia e ish-diktatorit. Dhe po të shikoni reagim, reagimet, e di çfarë?

Po shikoj reagimet e e e njerëzve të majtës dhe të regjimit. Këta që gëzoheshin dhe duartrokisnin dhe bënin hosana kur në këtë vend shëmbej teatri kombëtar, i cili ishte, nuk ishte thjesht teatri kombëtar i historisë, por ishte dhe një pjesë e korpusit kulturor të mbrojtur nga shteti e tjerë e tjerë. Këta që s'lanë gur pa lëvizur, aktor pa blerë, e fëlliqësirë pa bërë për të shembur një teatër...

Këta, që nuk shikojnë asgjë tek ajo që është trashëgimia e vogël kulturore e kryeqytetit që është e re, por gjithsesi është e rëndësishme në llojin e vet. Këta sot janë turrur dhe qajnë për shtëpinë e Enverit. Po qajnë dhe që t'i fshehin lotët e krokodilit për shtëpinë e Enverit, i kanë vënë një term këta: shtëpia e shkrimtarëve.

Ata mund ta kishin bërë, ku di gjë unë, edhe kuplara, po prapë ajo ngelet shtëpia e ish-diktatorit. Dhe revolta e sotme ishte shumë shumë, si me thënë, shumë domethënëse për këtë.

Sot praktikisht dy regjime janë nën sulm. Një regjim në Teheran, i cili e humbi liderin e vet, fatalisht, me jetë, meqë ra fjala, pra është konfirmuar tashmë që Ayatollahështë asgjësuar, madje është rekuperuar, po themi, dhe dhe kufoma e tij dhe kjo është bërë e ditur nga ndërkombëtarët. Dhe paralelisht në Tiranë, çuditërisht, sërish qytetarët janë  kundër regjimit të tyre.

Pra, po të shikoni në botë, sot ka dy vende që janë, që po luftojnë me regjimet përkatëse. Iranianët të cilët janë gëzuar sot. Domethënë, sot kemi parë një popull që është gëzuar sepse një komb tjetër po i sulmon. Sepse ata e dinë fare mirë që sulmi që vjen i koordinuar mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një sulm që në thelb mund t'u shërbejë atyre kundër një regjimi i cili vetëm një muaj më parë, kur ata dolën në protestë, vrau 100 mijë njerëz.

Pavarësisht se raportohen rreth 40 mijë, po me qindra mijëra të rinj, me qindra me qindra mijëra fëmijë dhe pa diskutim me qindra mijëra burra e gra. Dhe ai regjim sot, ai Ayatollahu i tyre, ai që gëzohej dhe thoshte kushdo që ngre kokë ndaj nesh do do asgjësohet, sot nuk ekziston më. Por për këtë u desh ndërhyrja e një fuqie tjetër. Dhe meqë ra fjala, sot kundër, kundër asaj që ndodh në në në Iran ka dalë vetëm, vetëm Aleksandër Vuçiçi. Njeriu me të cilin Edi Rama një ditë më parë ju drejtua BE-së. Dhe sot, ai me të cilin bashkëfirmosën një shkrim ata dhe ju drejtuan Gjermanisë, njëri ka dalë kundër Iranit dhe ky është sigurisht ky tjetri, pa diskutim se s'ka ku shkon, ka dalë pro-Iranit.

Ama sot janë ndarë për SHBA-në, po dje ishin bashkë për për t'ju për BE-në. Pra ky njeriu që një mëngjes i qa hallin Hashim Thaçit se është në burg për shkak të akuzave të serbëve dhe në darkë shkruan bashkë me Aleksandër Vuçiçin, që është një nga njerëzit që firmos akt-akuzat dhe letrat e arrestit për Hashim Thaçin. Domethënë, pra ky njeriu sot është është i njëjti.

Dhe këtë dhe kjo vlen ta theksohet edhe njëherë, në dy vende protestohet sot. Dhe në dy vende njerëzit shprehin gëzim që regjimi i tyre është drejt fundit. Një në Iran, sepse atje u desh edhe ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta rrëzuar dhe për dhe për ta ekzekutuar atë që ishte koka e së keqes e një, e një, e një fraksioni të së keqes së madhe që ekziston si si si si murtajë në Lindjen e Mesme, dhe protesta e sotme në Tiranë.

Sot ishte një test shumë i rëndësishëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco