Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër nga protesta , duke akuzuar qeverinë për përdorimin e dhunës dhe terrorit policor për të mbajtur pushtetin.
“Çdo pushtet kur aplikon dhunën, tregon që ndjen fundin. Asgjë nuk e ndal revoltën e qytetarëve,” u shpreh Noka, duke theksuar se protesta ka qenë tërësisht paqësore, pa akte dhune apo vandalizmi. Sipas tij, qytetarët kanë shprehur vetëm revoltë dhe kryengritje qytetare përballë asaj që ai e cilësoi si një pushtet të panikosur.
Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke ngritur pyetjen se çfarë borxhi i ka më Tirana dhe Shqipëria. “I vodhi, i rropi dhe e kriminalizoi shtetin. Sot mundohet të kacavirret pas pushtetit vetëm me dhunë policore,” deklaroi Noka.
Në fjalën e tij, ai theksoi se as dhuna dhe as terrori, që sipas tij burojnë nga një “narkoshtet”, nuk do ta ndalin revoltën e qytetarëve shqiptarë.
Noka:
E shikoni çfarë bëjnë, mendojnë se vetëm me dhunë mund të mbijetojnë.
Çdo pushtet kur aplikon dhunën, tregon që ndjen fundin.
Kjo që po zhvillojnë, në një kryengritje tërësisht paqësore, ju e keni parë gjatë gjithë kohës asnjë akt dhune, asnjë akt vandalizmi vetëm protestë, revoltë dhe kryengritje qytetare.
Barbarët e pushtetit, të panikosur se e ndjejnë se u vjen fundi, bëjnë vetëm terror rrugëve të Tiranës.
Më thoni se çfarë borxhi i ka Edi Ramës, Tirana dhe Shqipëria më?
I vodhi, i rropi, e kriminalizoi shtetin dhe sot mundohet që të mbahet, të kacavirret ndaj pushtetit me dhunën policore.
Nuk na ndalon asgjë.
Nuk ka dhunë dhe terror të narkoshtetit që ndalon dhe stopon revoltën e qytetarëve shqiptarë.
Ka vetëm një rrugëzgjidhje politike dhe të kërrehet kjo qeveri.
© SYRI.net