Tensionohet situata: Policia e Ilir Prodës sulmon me gaz lotsjellës protestuesit paqësorë, njëri bie pa ndjenja

19:39, 28/02/2026

Situata në kryeqytet vazhdon të rëndohet. Një protestues është lënduar pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me piper për të bllokuar turmën. Ai ka rënë pa ndjenja në tokë në gjendje të rënduar.

Protestuesit ishin nisur nga Kryeministria drejt ambienteve të Policia e Shtetit, por me urdhër të Ilir Prodës forcat e rendit bllokuan rrugën.

Gazetarët e SYRI TV raportojnë se kordonët policorë janë aktivizuar përgjatë Bulevardi Gjergj Fishta, dhe automjetet ujëhedhëse kanë sulmuar qytetarët, ndërsa protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco