PDK thërret konferencë për media pas takimit të Hamzës me Kurtin për presidentin

PDK thërret konferencë për media pas takimit të Hamzës me Kurtin për presidentin

17:45, 28/02/2026

 

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media  në ora 17:45. Arsyeja nuk është bërë e ditur.

Njoftimi për konferencë vjen derisa aktualisht kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është  në takim me kryeministrin Kurti rreth çështje së presidentit.

Kurti ka folur shkurt para hyrjes në Kuvend.

"Tash po shkojmë në takim; ne vazhdojmë dhe i maksimizojmë përpjekjet në mënyrë që javën e ardhshme të kurorëzohet me sukses”, ka thënë ai.

Kurti e Hamza ishin takuar edhe ditë më parë.

Kurti ishte takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimet e para nuk kanë rezultuar me ndonjë emër të përbashkët për kandidaturë për president.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco