Berisha: Thelbi i platformës Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur! Ja ku përfundon ‘ëndrra shekullore’ e integrimit me Ramën

Berisha: Thelbi i platformës Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur! Ja ku përfundon ‘ëndrra shekullore’ e integrimit me Ramën

13:44, 28/02/2026

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se Rama po bashkëpunon me Aleksandër Vuçiç dhe për promovimin e platformës së “Ballkanit të Hapur”, duke e cilësuar këtë si kërcënim për ëndrrën shekullore të integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Europian.

Berisha theksoi se Rama vepron vetëm për interesin e tij personal dhe për të ruajtur pushtetin, duke e shndërruar vendin në një skenë të Ballkanit të Hapur, ndërkohë që paralajmëroi se kryengritja paqësore dhe reagimet ndërkombëtare ndaj qeverisë shqiptare sapo kanë filluar dhe do të vijojnë deri në largimin e tij nga pushteti.

Deklarata e plotë:

Geraldina Kola: Doktor, çfarë do të thotë ky bashkëpunim i Ramës me Vuçiç dhe çfarë do të thotë anëtarësim në BE pa të drejtë vetoje, mos kërkojnë të lënë Kosovën jashtë?

Sali Berisha: Kjo është një platformë, ky është një urdhër që Rama mori nga Aleksandër Vuçiç, padroni i tij, që ka dosjen e Ramës dhe çdo gjë për ta mbajtur siç e mban, argat.
E vërteta është që edhe ajo pa të drejtë vetoje nuk është vetëm aq, por po t’i vësh re, këta kërkojnë tregun e lirë, pra Aleksandër Vuçiç kërkon Ballkanin e Hapur sepse Ballkanin e Hapur ia kundërshtoi në mënyrë të prerë BE kur u bë e qartë se ajo përfundoi në një aleancë serbo-maqedono-shqiptare, aleancë trilaterale.
Dhe atëherë Edi Ramës iu tha, zgjidh këtë ose atë.
Por ata kthehen prapë në vendin e krimit me këto kërkesa.
Pra shikoni se ku përfundon ëndrra shekullore e shqiptarëve me Edi Ramën.
Nuk ka nevojë të kemi veto, por kemi nevojë të kemi këtë. Pra kërkon Ballkanin e Hapur. Ky është thelbi i kërkesës së tij sepse për pushtetin e tij ai është i aftë të bëjë gjithçka.
Mos harroni se furtuna për Edi Rama është vetëm në fillimet e saj.
Kryengritja paqësore është në hapat e saj të para.
Reagimet e fuqishme ndërkombëtare janë edhe ato në hapat e parë.
Miqtë tanë, që pritëm këto ditë, na thanë se jemi të shokuar nga këto që dëgjuam dhe konstatuam në këtë vend.
Ndaj Edi Rama mund të marrë çdo vendim për të shpëtuar, por i mbyturi është i pashpresë dhe ne do ta çojmë atë aty ku e meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco