Dogana me aksion në një depo në Prishtinë, zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë

Dogana me aksion në një depo në Prishtinë, zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë

16:47, 27/02/2026

Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në një depo në periferi të Prishtinës, ku dyshohej për mallra të kontrabanduara.

Gjatë kontrolli  është konstatuar një sasi e konsiderueshme mbathjesh me marka të mbrojtura tregtare. Depoja në fjalë nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit, shkruan Reporteri.net.

Vlera e mallit, sipas doganës, llogaritet mbi 500 mijë euro.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka udhëzuar zyrtarët doganorë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore. Aktualisht, malli është duke u sekuestruar dhe inventarizuar. Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro. Doganat e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ekonomisë formale, konkurrencës së ndershme dhe të drejtave të pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco