'Tek 313-ta më rrezikohet jeta  - Durim Bami kërkon të transferohet në paraburgimin e Fushë Krujës

'Tek 313-ta më rrezikohet jeta - Durim Bami kërkon të transferohet në paraburgimin e Fushë Krujës

14:34, 27/02/2026

Një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Durim Bami,ka këkruar të transferohet drejt paraburgimit në Fushë Krujë.

Pas ekstradimit nga Dubai ai u vendos në ambientet e burgut 313. Dumani është shprehur se ndihet i pasigurtë në afërsi të kuindërshtarëve të tij

“Ndihem i rrezikuar, mos më lini pranë kundërshtarëve’ mësohet të ketë thënë ai, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

Durim Bami, një nga anëtarët e bandës së Niklës. Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe u ekstradua në Tiranë më 26 shkurt 2026.

Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg",  për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Ai akuzohet se kishte organizuar dhe porositur vrasjen e mbetur te tentative e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur.

Durim Bami pritet të dalë nesër në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco