Komisioni për Integrim Evropian, i kryesuar nga Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore.
Bajrami ka kërkuar heqjen e plotë të masave të BE’së ndaj Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në organizata dhe forume ndërkombëtare.
Sipas Bajramit, kjo do të ndikonte që Kosova ta ketë më të lehtë rrugëtimin e saj drejt BE-së.
“Ne mbetemi të palëkundur që Kosova të arrijë integrimin e saj të plotë dhe dëshirojmë që me një bashkëpunim të ngushtë të ndajmë suksesin”, ka theksuar Bajrami.
Michalcová Šutiaková ka deklaruar se se BE-ja është e gatshme të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe e vlerësoi rolin e Komisionit në përmbushjen e detyrimeve gjatë procesit të integrimit.
“Ajo po ashtu u shpreh se BE-ja vlerëson lart orientimin gjeostrategjik të Kosovës, ndërkaq nënvizoi se 70 për qind e detyrimeve në këtë proces i përkasin fushës së legjislativit”, thuhet në njoftim./Reporteri
© SYRI.net