PSD aksion te zyrat e PDK-së dhe LDK-së: Hamza e Abdixhiku anëtarë nderi të VV-së

PSD aksion te zyrat e PDK-së dhe LDK-së: Hamza e Abdixhiku anëtarë nderi të VV-së

13:53, 26/02/2026

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur aksion simbolik para zyrave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të enjten në Prishtinë.

Ata kanë mbajtur pankarta  ku kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i LDK-së, shpallen anëtar nderi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se në vend të obozitëbërjes në Kuvend, LDK dhe PDK janë shndërruar në degë të VV-së.

“Siç edhe po e shihni, në mënyrë simbolike ia kemi pru kartelën e anëtarësisë kryetari të PDK-së, Bedri Hamza. Ajo çka ka ndodhë pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit është që një opozitë që duhej të ishte formale bile në Kuvendin e Kosovës, është shndërru në degë të VV-së. Dhe kjo tregon se Kosova është seriozisht e rrezikuar në rrafshin e demokracisë”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco