Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takimin Zsolt Bunford, Emisarin special të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, për Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR për këtë takim thuhet se Ulutas e njoftoi për situatën e sigurisë në rajon, shkruan Reporteri.net.
“Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Gjeneral Ulutaş gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributin e kahershëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.Takimi është zhvilluar në Selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
© SYRI.net