Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Çobaj, diskutim për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha

Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Çobaj, diskutim për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha

20:01, 25/02/2026

Kryeministri Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se “ambasadori e uroi Kryeministrin për mandatin e ri në krye të Qeverisë, duke riafirmuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”.

Sipas ZKM-së, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha.
“Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, përfundon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco