Të miturit i ranë disa monedha në tokë dhe u kthye për t’i marrë, zbardhet dinamika e aksidentit që i mori jetën 7-vjeçarit

Të miturit i ranë disa monedha në tokë dhe u kthye për t’i marrë, zbardhet dinamika e aksidentit që i mori jetën 7-vjeçarit

10:34, 25/02/2026

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë të martën, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar.

Përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat.

Burimet nga terreni raportojnë se fillimisht Tomorr Shukullli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë.

I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur.

Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave. 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja ka vijuar rrugën dhe është larguar.

Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai.

Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa pak orë më vonë është gjetur një kamer me pamje të qartë që tregon dinamikën e aksidentit. 7-vjeçari, në momentin e aksidentit dyshohet se ka qenë duke lypur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco