Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.
Pas takimit, Gërvalla ka thënë se sundimi i ligjit do të jetë në çdo qelizë të shtetit dhe se do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Sipas Gërvallës, Vettingu dhe funksionalizimi i Byrosë për Konfiskikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, janë masa thelbësore për rikthimin e besimit publik,
“Veçanërisht folëm edhe për forcimin e kapaciteteve kundër krimit kibernetik dhe rritjen e sigurisë kibernetike, si fushë e re ku zbatohet sundimi i ligjit dhe mbrohet siguria kombëtare”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka thënë se partneriteti i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i rëndësishëm në secilën fazë reformash,.
“…sepse shteti i së drejtës ndërtohet me vendosmëri të brendshme dhe mbështetje strategjike nga shtetet mike. Kosovës i duhet drejtësi që funksionon, pa kompromis dhe pa cenim të integritetit. [🇽🇰] [🇺🇸] ”, ka shkruar Gërvalla./Reporteri.net
© SYRI.net