Hasani: Zgjedhjet e reja do të ishin vetëvrasje politike për Kurtin, dyshoj që do ta përkrahë Osmanin për presidente

Hasani: Zgjedhjet e reja do të ishin vetëvrasje politike për Kurtin, dyshoj që do ta përkrahë Osmanin për presidente

12:19, 24/02/2026

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur për situatën politike në vend dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Hasani ka thënë se nuk parashikon që të ketë zgjedhje të reja gjatë këtij viti, meqë sipas tij, kjo do të ishte një “vetëvrasje politike për Kurtin”.

Sa i përket emrit për president, Hasani ka thënë se dyshon që Kurti do ta përkrah Vjosa Osmanin edhe për një mandat, meqë Osmani përbën sfidë për Kurtin dhe autoritetin e tij.
“Ai ka nevojë për një person që është absolutisht besnik ndaj tij ose dikë që zotëron besueshmëri të fortë dhe të thellë politike dhe morale – cilësi që, në rastin e znj. Osmani, mungojnë”, ka thënë Hasani për Kossev.

Për çështjen e presidentit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë të hënës tha se zgjidhja është tek tri partitë e para, Vetëvendosja, PDK dhe LDK, teksa qartësoi se presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila po synon edhe një mandat, nuk është kandidatja e tij për president.

Kurti tha se do të përpiqen maksimalisht që t’i evitojnë zgjedhjet e reja. Ai tha se nuk ka përafrim më shumë me asnjërin nga liderët e partive opozitare, por bëri një llogaritje të numrave me LDK’në, për çka tha se nuk është një formulë e sigurtë për ta tejkaluar këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco