Sot Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë.Ai ka kërkuar një masë më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore apo çdo masë tjetër veç asaj në fuqi. Apeli i Posaçëm do të vlerësojë nëse janë kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lërë qelinë.
Sot Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë. Çështja i është ngarkuar gjyqtares Nertina Kosova.
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka ankimuar vendimin e 1 shkurtit të Etleva Dedës për vijimësinë e arrestit në burg. Ai ka kërkuar një masë më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore apo çdo masë tjetër veç asaj në fuqi.
Apeli i Posaçëm do të vlerësojë nëse janë kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lërë qelinë.
Kërkesa e tij bëhet pas vendimit të kalimit të çështjes për gjykim, që sipas mbrojtjes nuk ka mundësi të prishë provat.
Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
© SYRI.net