Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

22:06, 22/02/2026

Një këmbësor ka vdekur sot rreth orës 20:30, pas një aksidenti trafiku në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Në aksident ishte i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori (mashkull) ka humbur jetën, dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thotë ajo.

Tutje ajo ka thënë se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco