Berisha: Kjo nuk është protesta e PD dhe opozitës, por e gjithë shqiptarëve që nuk do të vidhet

Berisha: Kjo nuk është protesta e PD dhe opozitës, por e gjithë shqiptarëve që nuk do të vidhet

13:37, 21/02/2026

Sali Berisha ka theksuar se protesta që po zhvillohet nuk është vetëm e Partisë Demokratike apo opozitës, por një lëvizje masive e çdo qytetari shqiptar që kërkon të mbrojë dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.

Ai e cilësoi këtë protestë si një betejë për të mos lejuar vjedhjen e pasurive të qytetarëve dhe për të mbajtur të hapura dyert e integrimit europian të Shqipërisë. Në përgjigje të pyetjes për protestën e ardhshme, Berisha tha se ajo do të njoftohet shumë shpejt dhe do të jetë një reflektim i kësaj revoltë të qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai shprehu besimin e tij se, ashtu siç ndodhi në vitin 1990, edhe sot qytetarët do të ngrihen në mbështetje të kauzës për një Shqipëri më të drejtë dhe të integruar në Europë.

Fjala e tij:

Eda Grimci: Qëndresa e qytetarëve tregoi revoltë dhe padurim për të çliruar vendi nga krimi dhe korrupsioni. Qytetarët duan protesta, kur do të jetë protesta e radhës.

Sali Berisha: Përshëndetje Eda, shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre. Protesta e ardhshme do të përcaktohet, njoftohet shumë shpejt. Por tani detyra jonë është të ulemi me çdo fqinj, me çdo shqiptar.
Nuk është protestë e PD, nuk është protestë e opozitës, është protestë e çdo shqiptari, për dinjitet, për moralin, është protestë për të ardhmen, për interesin jetik, për të mos u vjedhur siç po vidhemi, për të mbajtur të hapura dyert e integrimit europian.
Është protestë për zgjedhjet e lira. Ndaj dhe asnjeri nuk duhet ta shohë këtë protestë ndryshe nga ç’është. 
Është protestë që qytetari shqiptar të mos vidhet.
Është protestë që qytetari shqiptar të mos i ketë të mbylla dyert e integrimit në Europë.
Është protestë që qytetari shqiptar të mos zhvillojë, siç thoshte sot, agjencia më e madhe e komunikimit me fotografi në botë, zgjedhje të stilit Stalinist  në Shqipëri.
Pra protestë për të garantuar zgjedhje të lira. Por unë jam besimplotë se kjo do të ndodhë.
Pak më parë i shpjegova një bashkëbiseduesi se çfarë ndodhi natën e 9 dhjetorit 1990. Dhe e vërteta është që të nesërmen e të pasnesërmen Tirana që dukej indiferente dhe inerte u derdh e tëra në mbështetje të studentëve. Kjo do të ndodhë dhe në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco