Në një intervistë për Syri Televizion, aktivistja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Artjola Tabaku ka bërë një pasqyrim të zymtë të realitetit me të cilin përballen të rinjtë në Shqipëri, duke denoncuar presione dhe taktika intimiduese nga ana e qeverisë dhe policisë gjatë protestave të opozitës.
Sipas aktivistes, autoritetet përdorin strategji për të minuar protestat, siç është bllokimi i qëllimshëm i trafikut për të shkaktuar zemërim te qytetarët dhe për t'ua hedhur fajin protestuesve.
Më tej, ajo foli për një klimë frike që tentohet të instalohet përmes dhunës policore dhe pranisë së shumtë të agjentëve civilë.
Denoncimi më i rëndë i saj lidhet me një episod gjatë protestës së djeshme, ku agjentë të policisë u kanë dhënë koktej molotov dy fëmijëve për të inskenuar një akt dhune dhe për të fajësuar opozitën.
Arrestimet pa arsye dhe mbajtja e të rinjve nëpër komisariate pa asnjë shkak ligjor janë gjithashtu pjesë e këtyre presioneve. Pavarësisht kësaj situate, aktivistja shprehet se rinia nuk do të tërhiqet.
“Kjo dhunë ndaj rinisë do të bëhet akoma më e fortë, por nuk do të na trembë, sepse ne kemi vetëm një atdhe, kemi vetëm një Shqipëri dhe nuk kemi më kohë për të humbur,” theksoi ajo.
Ajo kundërshtoi narrativën se “Shqipëria është mirë”, duke u bërë thirrje të rinjve që ende nuk janë larguar të vazhdojnë të protestojnë, pasi ndryshimi do të vijë pikërisht nga ata.
Deklarata e plotë:
"Përpara protestës, pra dje pas dreke isha me taksi për të shkuar diku edhe më thotë taksisti, "ndjesë sepse ka shumë trafik".
Po i thashë se është edhe protesta sot. "Jo" më tha, "Të gjithë në protestë, veç qarkullimi e bllokojnë këta qëllimisht në mënyrë që t'ua hedhin fajin opozitës", që shih se ja këta bëjnë protesta bllokojnë dhe trafikun, pra për të zemëruar qytetarët.
Ishte e frikshme në fakt sasia e numrit policëve të veshur civil në protestë.
Di të them dhe e marr me mend që kjo dhunë ndaj rinisë do bëhet akoma edhe më e fortë, sa më shumë që ne ta ngremë zërin dhe sa më shumë që të protestojmë, por kjo nuk do të na trembë, sepse ne kemi vetëm një atdhe.
Ne kemi vetëm një Shqipëri dhe nuk kemi më kohë për të humbur. Dhe të gjitha këto, të gjithë të rinjtë që shpresojnë se një ditë do do integrohemi në Bashkimin Europian, Shqipëria është mirë.
Shqipëria nuk është mirë. Janë për t'u vlerësuar të gjithë ata të rinj që nuk e kanë lënë akoma Shqipërinë dhe protestojnë akoma.
Por dhe ata që edhe pse jashtë e kanë zemrën këtu në Shqipëri dhe presin që ne të bëjmë ndryshimin në Shqipëri dhe ndryshimi do vijë jo vetëm nga rinia, do vijë nga të gjitha moshat, por rinia duhet të jetë boshti i ndryshimit dhe gjeneratave.
Ndër vështirësitë më të mëdha në fakt që ka tregu i punës ditët e sotme është pamundësia për të gjetur punë në profesionin dhe në degën që të rinjtë studiojnë.
Unë kam gjetur punë në privat dhe di të them që mund të kishte qenë edhe pak më ndryshe situata ime nëse nuk do të isha punësuar në privat sepse është pak më e vështirë për patronazhistët për t'u infiltruar dhe për të ndërhyrë, por që di pafund raste që janë kërcënuar me vendin e punës, janë kërcënuar me ndihmën ekonomike të familjes, edhe detyrimisht janë detyruar që të ikin jashtë".
© SYRI.net