Itali/ 25 vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë

Itali/ 25 vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë

22:43, 20/02/2026

Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar, banues në Santa Vittoria d'Alba (Cuneo), Itali, u gjet pasditen e sotme, (e premte 20 shkurt 2026) në një parcelë toke në anë të rrugës Chivola.

Viktima u gjet,  afër një automjeti tip Lancia Ypsilon me ngjyrë të zezë, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të tij. Ka qenë një drejtues mjeti që po kalonte rastësisht aty që identifikoi viktimën dhe njoftoi policinë.

Autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet se i riu është vrarë me një plumb në kokë.

Arma nuk është gjetur në vendngjarje, çka shton dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje. Këtë pistë e përforcon edhe fakti që trupi është gjetur i mbuluar pjesërisht me rërë.

Hetimet për ngjarjen po kryhen nga karabinierët e kompanisë së qytetit dhe nga njësia hetimore e komandës provinciale të Cuneo-s, nën koordinimin e prokurores Sara Paterno të Prokurorisë së Asti-t. Kjo e fundit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë mbi trupin e pajetë, e cila do të realizohet ditën e nesërme, të shtunën, më 21 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco