Policia ‘mbyti’ me gaz besimtarët në xhami/ Reagon kreu i GP të PD: Akt i rëndë dhe i…

Policia ‘mbyti’ me gaz besimtarët në xhami/ Reagon kreu i GP të PD: Akt i rëndë dhe i…

21:16, 20/02/2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj hedhjes së gazit nga policia e shtetit në Xhaminë e Namazgjase, ndërkohë që brenda saj ndodheshin qindra besimtarë duke u lutur. Ky është një akt që i ngjan praktikave të një regjimi represiv është shprehur Bardhi përmes një postimi në FB.

Reagimi:

Hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit.

E dënoj me forcën më të madhe këtë veprim, që i ngjan praktikave të një regjimi represiv dhe bie ndesh me çdo standard demokratik.

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, është e papranueshme që në këtë vend të përdoren metodat diktatoriale të regjimit komunist. Bustin e rrëzuam 3 dekada më parë, prandaj frikën dhe dhunën nuk do t’i lejojmë të ngrihen sërish

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco