PDK-ja nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2026, i tërheq të gjitha amendamentet

PDK-ja nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2026, i tërheq të gjitha amendamentet

12:52, 20/02/2026

Seanca për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, ka nisur.

Partitë opozitare PDK dhe LDK kanë thënë se në këtë buxhet nuk janë përfshirë amendamentet e propozuara nga ta.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri tha se nuk do ta votojnë këtë buxhet, të cilin e quajti të mangët dhe që nuk reflekton nevojat reale të qytetarëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Partia Demokratike i ka dhënë vërejtjet tona. Ne kemi pritë që brenda dy leximeve ka me pasë reflektim që me u avancu në aspekt profesional buxheti. 32 amandamente i kanë propozu deputetët e PDK-së, këto nuk kanë gjetë mbështetje. Gjithashtu edhe amandamenti për rritjen shtesë të mbështetjes financiare për të akuzuarit në Hagë nuk ka gjetë mbështetje. Ne i tërheqim të gjitha amandamentet dhe nuk do ta mbështesim buxhetin”, tha Tahiri.

Ndërkaq, Jehona Lushaku e LDK-së tha se janë propozuar 21 amandamente  nga deputetët e kësaj partie. Ajo bëri thirrje që këto amandamente të përfshihen në projektbuxhet, në të kundërtën tha se nuk e përkrahin.

“Ne si grup parlamentar kemi paraqitur 21 amandamente dhe nuk kanë kaluar përmes komisioneve. Ne ju bëjmë thirrje të vëni amandamentet tona për votim në Kuvend sepse adresojnë probeleme reale të qytetarëve tanë. Përndryshe buxhetin nuk e votojmë si të tillë dhe nuk e përkrahim”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco