Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë

Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë

10:20, 20/02/2026

Qeveria e Kosova ka miratuar pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka miratuar 18 pako paraprake të masave kundër këtyre shteteve, me të fundit të miratuar në shtator të vitit 2025.

Republika e Kosovës ka miratuar 18 pako paraprake të sanksioneve të BE-së, ndërsa e fundit është miratuar në qeveri më 19 shtator të vitit të kaluar.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova synon promovimin e paqes, demokracisë dhe lirinë e njeriut, teksa theksoi se vendimi i Qeverisë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në.

Konjufca, ndër të tjera tha se pakoja synon sektorin e energjisë, të financave, kompleksin ushtarako-industrial e të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco