Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar edhe agjendën legjislative për vitet në vijim.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi prioritet do të kenë Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Projektligji i ri për çmimet tavan.
Kurti tha se këto janë nevoja të vendit dhe qytetarëve.
“Do ta vendosim për votim agjendën legjislative për vitet në vijim. Aty ndër të tjera përfshihen Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Projektligji i ri për çmimet tavan. Të dy zotime tona, të dy nevoja të vendit dhe qytetarëve, të cilat përmbushen dhe plotësohen shumë shpejt”, deklaroi Kurti në fillim të mbledhjes.
Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, në nëntor të vitit 2023.
Sipas Kushtetueses, Ligji nuk ishte në përputhshmëri Parimet e Përgjithshme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
© SYRI.net