Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka nisur fjalimin në Gjykatën Speciale në Hagë .
Veseli nisi deklaratën i prerë dhe i qartë se e vërteta do të triumfojë.
Ai tha se ka një pikë të vetme, fort të rëndësishme, që kjo gjykatë të mbrojë drejtësinë dhe të jetë e paanshme.
“Po ju drejtohem me një pikë të vetme, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. I kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe bota ta njeh të vërtetën. Edhe në momentet më të errëta, nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërtetat dhe liria do të triumfonin.” – tha Veseli
© SYRI.net