Avokati Roberts: Edhe vet Prokurorisë i vjen turp për argumentet që ka paraqitur për Rexhep Selimin

Avokati Roberts: Edhe vet Prokurorisë i vjen turp për argumentet që ka paraqitur për Rexhep Selimin

14:10, 18/02/2026

Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, ka marrë fjalën në seancën  e sotme, të fundit të deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Roberts në fjalën e tij tha se edhe vet ZPS-së i “vjen turp” për argumentet që ka paraqitur ndaj klientit të tij.

Ai tha se “paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit, sa edhe befasuese”.

“Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër zotit Selimi. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër si nga parashtrimet e së hënës, apo dosja e tyre me shkrim. Nëse vet Prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta kundër zotit Selimi, si mund të ju bindë ju?

Paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit, sa edhe befasuese”, tha Roberts.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco