Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar në Kuvend, Kryetaren Albulena Haxhiut.
Në “X”, Orav ka shkruar se i ka theksuar Haxhiut të diskutuar për ratifikimin e Planit të Rritjes dhe prioritetet legjislative.
“Ishte kënaqësi të takoj sot Kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Përtej ratifikimit të marrëveshjeve të Planit të Rritjes të BE-së, theksova prioritetet kyçe legjislative – Kodin Civil, IMC-në, RTK-në, SEPA-n, reformën në drejtësi dhe paketën e ligjeve për energjinë – si pjesë e reformave që e çojnë Kosovën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Orav në “X”.
© SYRI.net