Dixon: Veseli s’ka komanduar ndonjë strukturë të intelegjencës – s’ka pasur role kriminale

Dixon: Veseli s’ka komanduar ndonjë strukturë të intelegjencës – s’ka pasur role kriminale

11:50, 18/02/2026

Në deklaratën përmbyllëse, avokati Rodney Dixon tha se provat që jane cituar prej ZPS-së që Kadri Veseli ka qenë në zonën e pergjithshme, sipas tij, a”snjë prove se tregon ku ka qenë dhe se nuk ka qene në këtë zonë në këtë kohë. Dixon shton se ZPS thotë që mbrojtja e ka minimizuar kontributin tjetër të Veselit, por “nuk tregojnë në mënyrë t ëposaçme se për çfare bëhet fjalë”.

Dixon deklaroi se Veseli për një kohë të gjatë kishte qenë jashtë shtetit, dhe se kishte marrë pjesë në shumë pak takime dhe se ka shkuar shumë rrallë në Shtabin e Përgjithshëm. 

Sipas Dixon, Veseli s’ka komanduar ndonjë strukturë funksionale të intelegjencës, dhe se s’ka qenë aktiv në kuadër të Drejtorisë Politike, e madje siç tha ai as anëtarësia e tij në këtë drejtori s’është provuar.

“Ne nënvizuam dëshmitë e pakundërshtuara që z.Veseli ka qenë jasht shtetit pëer një kohë të gjatë që nga fundi i korrikut deri në shtator dhe tetor, dhe nga 12 nentori 1998 deri ne mars 1999 pas Rambujesë, dhe nuk ka patur asnjë provë të mbeshtetshme që të tregoj qe ai ka qenë në kontakt me persona”.

“Edhe kur ndodhej ne Kosovë siç kemi thene, z.Veseli ka marrë pjesë në shume pak takime dhe ka shkuar shumë rrallë në Shtabin e Përgjitshëm. Nuk ka komanduar ndonjë strukturë funksionale të intelgjencës apo askënd në fakt, nuk ka qene as aktiv në kuadër të Drejtorisë politike, madje as anëtarësia e tij në këtë drejtori nuk është provuar, pasi burimi është nga provat e pavërtetuara. Megjithkëtë nuk ka prova që Veseli të ketë vepruar në kuadër të kësaj drejtorie në asnjë menyrë e aq me pak të ketë kontribuar. Ne nuk po i shmangemi rolit tonë siç pretendon ZPS që t’i largohemi asaj që është në fakt, por po tregojmë që ai s’ka pasur role kriminale”, deklaroi Dixon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco