Mishetiq rrëzon pretendimet e Prokurorisë për komunikatat e UÇK-së, ua kujton dëshminë e Clarkut dhe Hillit

Mishetiq rrëzon pretendimet e Prokurorisë për komunikatat e UÇK-së, ua kujton dëshminë e Clarkut dhe Hillit

10:55, 18/02/2026

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq në fjalën e tij përfundimtare, tha nuk ka asnjë provë që klienti i tij të ketë autorizuar komunikatat e UÇK-së.

Mishetiq tha se argumentet e ZPS-së janë një “arrnim dokumentesh”.

Ai kujtoi këtu dëshminë e gjeneralit Clark dhe të ish ambasadorit Hill.

“Në rastin më të mirë, argumentet e ZPS-së janë një arrnim dokumentesh që ua ka lënë ju si detyrë që t’i mblidhni, i i nderuar gjykatës, dhe kjo nuk përmbush barrën e provës së Prokurorisë. ZPS-ja vazhdon të pretendojë se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar në lidhje me dokumentet dhe komunikatat e UÇK-së, duke cituar ndërmjet të tjerëve edhe dëshminë e zotit Clark. Por në qoftë se ju kujtohet dëshmia e gjeneralit Clark në lidhje me tri takimet e tetorit me Millosheviqin, ai na tha që në këto takim i ishte thënë Millosheviqit që NATO-ja do të bombardonte vendin e vet në qoftë se nuk ndërpret sulmet ndaj Kosovës. Sigurisht se Millosheviqi ka qenë i informuar për komunikatat, se në fund të fundit Kosova ishte vetëm një provincë e ish-Jugosllavisë dhe e gjithë provinca ishte nën mbikëqyrje e plotë të tij. Do të ishte nën interesin e vetë Millosheviqit që t’i tregonte ndërkombëtarët këto komunikata gjoja nxitëse.

Fakti që gjenerali Clark dhe ambasadori Hill nuk mbajnë mend asnjë argument të ngritur nga Millosheviqi sa i takon komunikatave demonstron se madje as autoritetet serbe nuk gjejnë ndonjë lidhje mes komunikatave dhe krimeve të pretenduara të Prokurorisë”, tha Mishetiq në fjalën e tij. /Reporteri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco